Aktivistë dhe qytetarë kanë parlajmëruar një protestë tjetër, në shenjë sensibilizimi ndaj vrasjes së nxënësit të shkollës 9-vjeçare ‘Fan Noli’ , Martin Cani pranë ambienteve të instiucionit të dijes.
Për versionin zyrtar të policisë ka dyshime se është manipuluar. Uniformat blu thonë se pamjet e vrasjes tregojnë se në vendin e krimit ka qëlluar vetëm një person, ndërsa Luis Meçe shoku i viktimës, thotë se u qëllua nga dy persona me thika.
Në raportin e mjekësisë ligjore nuk është përcaktuar nëse plagët janë nga dy thika apo jo. Qytetarët po marshojnë edhe për një sensibilizim më të madh për sigurinë në shkolla.
Protesta e radhës është caktuar të martën e 3 dhjetorit, ku aktivistët, prindërit dhe qytetarët njoftojnë mardhimin nga shkolla ‘Fan Noli’ drejt Ministrisë së Arsimit, në orën 18.00.