Meta flet nga burgu: Jam presidenti i parë i rrëmbyer në mënyrë banditeske

Ilir Meta ka folur në një intervistë për emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku. Edhe pse nga burgu, Meta shprehet krenar për të gjitha qëndrimet politike që ka mbajtur ndër vite.

Duke mos mohuar faktin se në 34 vite ka qenë një ndër njerëzit që ka ndarë shumë gjëra me Edi Ramën, ai thotë se pavarësisht mbështetjes që i ka dhënë, ka denoncuar çdo shkelje që atij nuk i është dukur e drejtë.

“Jam besimplotë që kjo përpjekje kriminale për të nxjerrë më dhunë nga politika Ilir Metën do të dështojnë. Historia e 30 viteve që kanë kaluar nuk do të rishkruhet sipas delireve te Edi Ramës dhe e ardhmja do e ndëshkojë siç e meriton, bashkë me mercenarët që përdor sot. E ardhmja u përket shqiptarëve dhe patriotëve,” tha ndër të tjerash kreu i Partisë së Lirisë.

Po ashtu, ndër të tjerash Meta pretendon se është presidenti i parë i Shqipërisë i rrëmbyer në mënyrë banditeske, pa asnjë letër dhe procedurë normale.

“Këto statistika nuk kanë asnjë domethënie për mua. Unë jam presidenti i parë i rrëmbyer në mënyrë banditeske, pa asnjë letër dhe procedurë normale, siç e keni parë të gjithë dhe jam një nga ata 30 studentë që me në krye Azem Hajdarin përfaqësuam lëvizjen studentore në atë natë të paharrueshme ku Ramiz Alia u detyrua të pranonte pluralizmin politik”, deklaroi Meta.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top