Kabineti në Izrael do të votojë sot për në marrëveshje armëpushimi në Liban pas ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu raportohet të jetë pajtuar në parim për një gjë të tillë, përcjell Gazeta Metro.
Sipas burimeve të CNN, Netanyahu dha sinjale pozitive rreth mundësisë së armëpushimit me grupin terrorist Hezbollah gjatë një diskutimi për siguri me zyrtarë izraelitë të dielën.
Të hënën, një zëdhënës i tij tregoi se kabinetit pritet të votojë të martën, pra sot, për një propozim të tillë, i cili mendohet se do të kalojë.
Mbrëmë, një burim libanez për CNN tha se marrëveshja e armëpushimit pritet të ndodhë brenda 24 orëve.
Emisari i SHBA-së për këto bisedime, Amos Hochstein, tha javën e kaluar në Bejrut se një marrëveshje armëpushimi është brenda mundësive, mirëpo çdo gjë do të varej nga palët konfliktuoze.