E bujshme/ Falet Tirana, derbi me Partizanin me tifozë: Fanatics bëhen gati

Tirana mund të marrë frymë, Apeli fal praktikisht dënimin e bardhebluve për të luajtur pa tifozë deri në fund të sezonit. Komisioni reduktoi dënimin e Klubit të Futbollit Tirana me zhvillimin e 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë, por pezulloi pjesën e mbetur të dënimit prej 5 (pesë) ndeshjesh. Bardheblutë në këtë mënyrë duhet vetëm të shmangin incidentet e rënda deri në përfundim të këtij sezoni.

Kështu, Tirana do të luajë derbin me Partizanin në praninë e tifozëve. Klubi e priste një ulje të dënimit, pas apelimit të vendimit të Komisionit të Etikës e Disiplinës për incidentet e ndodhura në Lushnje, në ndeshjen me Vllazninë.

Komisioni i Apelit të Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, dëgjoi përfaqësuesit e Klubit të Futbollit Tirana, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjen në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 65 e vijues të Kodit të Disiplinës dhe Etikës. Në këtë mënyrë u vendos për lënien në fuqi të masës së dënimit me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë, por ndryshimin e pjesës tjetër të vendimit. Në thelbm Apeli vendosi dënimin e Klubit të Futbollit Tirana me zhvillimin e 8 (tetë) ndeshjeve pa spektatorë, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit prej 5 (pesë) ndeshjesh. Pezullimi i dënimit revokohet nëse gjatë periudhës së provës KF Tirana kryen një shkelje tjetër të natyrës dhe rëndësisë së ngjashme. Periudha e provës do të jetë deri në përfundim të sezonit futbollistik 2024-2025.

Çfarë kishte vendosur Disiplina
Me vendimin nr.13, pika 1 datë 01.11.2024 Komisioni i Disiplinës dhe Etikës vendosi: KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit mik, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2024-2025 pa spektatorë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top