“DASH-in e bënë byrektore”/ Rama ironizon opozitën: Unë shpie brumin, Sorosi miellin, Çarli merr okllain

Në Kuvend është duke u zhvilluar seanca maratonë e mocionit me debat për kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal. Ndërkohë sapo ka marrë fjalën kryeministri Edi Rama ka ironizuar akuzat e opozitës. Kryeqeveritari thotë se opozitarët kanë ndërtuar një histori qesharake, ku Departamenti Amerikan i Shtetit shfaqet si byrektore.

“Këtu ushqehet një narrativë luçinante dhe qesharake mbi mënyrën si veprojnë shtetet. Sipas tyre, DASH është një byrektore që brumin e merr unë, okllain nga Carli, drutë nga personi A, tavën nga personi B nga Skrapari. Letrën e byrekut ia çon kimetja, edhe më pas byreku del në pazarin e Tiranës. O zot ta mendosh që këta kanë qeverisur Shqipërinë. Si mund të mendojë qeverinë më të fuqishme të botës si byrektoret e Lanës që ndërtuan shoferët e këtyre. Ku hyje në byrektore dhe firmosje letra falso. Të spiunoje dikë që t’i zije vendin pastaj apo të bëheshe shollë. E pra, ja se si mund të imagjinoj se kur vjen nga Lana e demokracisë te Lana e marrëzisë do mbytesh.

Të zezat e tua janë të zezat e të gjithëve dhe jo vetëm duke mos pasur pikën e respektit por duke u përpjekur me tërbim të vesh litar si i mbyturi që të mbyt. Kërkojnë të bëjnë revolucion për të shpëtuar Amerikën. Keni dy muaj që më kërkoni, ku je dhe ku je…Faqja e tretë, McGonigal hëngri darkë me mua.

Por e vërtetë është, hëngri darkë me mua, më ka ftuar ai mua, në Shqipëri e ftoja unë atë, në Nju Jork më ftonte ai mua. Hera e 10. Mbrojtja e të akuzuarit dështoi të provojë se I akuzuari i ka raportuar takimet apo udhëtimet. Pra, i akuzuari nuk ka bërë detyrën e tij sipas tyre dhe sipas ligjeve të tyre. Ku hyn këtu krimi im, se i raportoi ai apo s’i raportoi qendrës takimet me mua? Krimi që e takoj në ristorante? Ta dini ju sa takoj unë në restorante do bëni Komision Hetimor çdo javë. Bëjeni dhe një për Mark Rutten se aty e kam takuar.”-tha Rama.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top