Donald Trump rikthehet në Instagram pas një pauze dyvjeçare

Donald Trump ishte ndaluar nga të gjitha platformat e Meta pas sulmit në Capitol Hill më 6 janar 2021. Për këtë arsye ish-presidenti i SHBA kishte krijuar një rrjet social të tijin, “Truth” (Truth). Tani, pasi u përball me gjyq dhe 34 akuza, Donald Trump, është rikthyer në Instagram. Arsyeja? Jo politike dhe jo argumentuese, por për të lançuar Serinë 2 të kartave të saj të tregtimit dixhital: “Kam kënaqësinë t’ju informoj se, duke pasur parasysh suksesin e madh të kartave të mia të tregtimit dixhital të lançuara më parë, ne po e bëjmë përsëri, seria 2, e disponueshme tani”, kështu shkruan ai në një postim në Instagram.

Seria e parë e kartave të manjatit doli dhjetorin e kaluar dhe pati një sukses të madh, siç raporton portali online i “New York Post”. Tashmë, edhe falë rikthimit të tij në rrjetin social të Zuckerberg pas dy vitesh, kartat u shitwn menjwherw.

Ngjitëset “dixhitale” kushtojnë 99 dollarë një çmim që nuk është rritur në krahasim me serinë e parë, siç dëshironte të vinte në dukje ish-presidenti. Ato e portretizojnë manjatin në një version superhero. Ashtu si me serinë e parë, e dyta gjithashtu lejon këdo që blen 47 nga kartat e tregtimit të shkojë në darkë me Trump në Mar-a-Lago.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top