OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom, theksoi se deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen për shkak të ngjarjeve me burim klimën.

“Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliard njerëz mund të zhvendosen për shkak të ngjarjeve me burim klimën”, tha në X Ghebreyesus, i cili vuri në dukje se kriza klimatike është një krizë shëndetësore që ndikon kryesisht në shëndetin e emigrantëve. Për këtë arsye ne kërkojmë që shëndeti i emigrantëve të përfshihet në deklaratën e Konferencës së 29-të të Palëve të Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike dhe në takimet e ardhshme të COP-it.

Në një botë që ndryshon me shpejtësi, ka rëndësi kritike që ne të punojmë së bashku që të gjithë, në çdo vend të kenë qasje në shërbimet shëndetësore që kanë nevojë”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top