Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk:

Këngëtarja Grimes, ka folur së fundmi për për kujdestarinë e fëmijëve që ndan me ish-partnerin e saj, Elon Musk.

Ajo ka rrëfyer përmes rrjetit social, Instagram se e gjithë kjo periudhë ka qenë tepër e lodhshme për të.

“Kam kaluar çdo minutë duke fjetur dhe qarë kur nuk po luftoja për fëmijët e mi gjatë këtij viti”, shkroi artistja.

“Kalova një vit duke luftuar për kujdestari në një shtet me ligje të tmerrshme për të drejtat e nënës. Postimet e mia në Instagram dhe puna si modele u përdorën kundër meje si provë se nuk jam një nënë e mirë. Po ashtu, luftova për t’u ndarë nga dashuria e jetës sime, ndërsa ai po bëhet një njeri tërësisht i panjohur për mua – dhe gjithçka me burime shumë më të pakta se ai. Ndërkohë, kaluan pesë muaj të plotë pa parë njërin prej fëmijëve të mi”, shtoi Grimes.

Musk dhe Grimes, emri i vërtetë i të cilës është Claire Boucher, ishin bashkë nga viti 2018 deri në ndarjen e tyre zyrtare në shtator 2021.

Ish cifti janë prindër të tre fëmijëve. Djali i tyre i parë, X Æ A-Xii, mbërriti në maj 2020. Në dhjetor 2021, ata mirëpritën në heshtje vajzën Exa Dark Sideræl nëpërmjet një surrogate. Vetëm në shtator 2023 u konfirmua se Grimes solli në jetë fshehurazi një fëmijë të tretë, një djalë të quajtur Techno Mechanicus, të cilin ata e quajnë Tau. Lajmi u zbulua në biografinë e gazetarit Walter Isaacson “Elon Musk”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top