Stuhia ‘Bert’ godet Britaninë, një viktimë dhe mijëra familje pa energji elektrike

Stuhia ‘Bert’ goditi sot Britaninë dhe Irlandën, duke sjellë erëra të forta, borë dhe rrezik përmbytjesh. Mësohet se nga kushtet atmosferike është ndërprerë energjia elektrike për dhjetëra mijëra familje. Një burrë rreth të 60-tave vdiq mëngjesin e së shtunës në Hampshire të Anglisë, kur një degë peme ra mbi makinën e tij.

Gjithashtu është shënuar edhe një incident tjetër, ku pesë fëmijë dhe pesë të rritur u bllokuan nga rrëshqitjet e dheut në Uellsin verior. Fatmirësisht atja janë shpëtuar dhe të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Një alarm për përmbytje është lëshuar në shumë pjesë të Anglisë, Uellsit dhe Skocisë, të cilat janë mbuluar nga një shtresë e trashë dëbore. Deri pasdite, rreth 4,000 familje ishin pa energji në Anglinë qendrore dhe jugperëndimore dhe në Uellsin jugor. 27,000 njerëz të tjerë ishin pa energji elektrike në Yorkshire dhe Lincolnshire, në Anglinë verilindore, sipas kompanive që drejtojnë rrjetin.

Një zëdhënës i Shoqatës së Rrjeteve të Energjisë paralajmëroi se situata mund të përkeqësohet. Në perëndim dhe veriperëndim të Irlandës, 60,000 shtëpi, ferma dhe biznese po përjetojnë gjithashtu ndërprerje të energjisë. Shumë rrugë dhe linja hekurudhore u mbyllën dhe shërbimet e trageteve u anuluan. Përmbytjet tashmë janë raportuar në Irlandën perëndimore dhe Irlandën e Veriut.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top