Protesta e 26 nëntorit, Berisha: Mos guxoni të prekni protestuesit e zemëruar

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për media është shprehur se mosbindja civile e protestës së 26 nëntorit, duhet të jetë një triumf i vërtetë i revoltës dhe zemërimit të qytetarëve.

Berisha ka paralajmëruar ministrin e Brendshëm të mos prekë protestuesit, përndryshe çmimi që do të paguajë do të jetë i shtrenjtë.

“Mosbindja civile e ditës së martë, marshimi në Tiranë, duhet të jetë një triumf i vërtetë i revoltës, i zemërimit, i shpirtit të pamposhtur të qytetarëve në kryeqytetin e tyre.

Duhet të marrim çdo masë për të dëshmuar përpara shqiptarëve se ne jemi shumica, dhe jo vetëm shumica politike, por edhe shumica numerike dhe se narkodiktatura nuk ka të ardhme.

Ajo mbahet tani nga organet e dhunës.

Një një akt që më rikujton muajt e fundit të diktaturës komuniste, i ndërruan të gjithë drejtorët dhe sollën në krye të policisë banditë të damkosur, njerëz me lidhje të certifikuara, ushtarë të krimit. Por unë jam këtu për të paralajmëruar, mos guxoni të prekni protestuesit e zemëruar.
Edhe njëherë, i them përfaqësuesit, bastardit të familjes Hoxha dhe përfaqësuesit të bandës së Troplinëve, mos ndërse narkobanditë kundër qytetarëve se do paguash çmimin më të shtrenjtë.

Nuk mund të mbani pushtetin me banda. Jo dhe jo”, tha Berisha.

Ndër të tjera ai tha se tre ditë janë të mjaftueshme që shqiptarët në të katër anët e dheut të vërshojnë drejt Tiranës.

“Kemi tre ditë kohe, janë të mjaftueshme jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, por për shqiptarët në të katër anët e dheut të vërshojnë drejt Tiranës

Sirenat për narkodiktaturën në Shqipëri po bien në të katër anët e planetit.

Është detyra jonë dhe ne do e përmbushim këtë detyrë.

Ndaj dhe sipas planit të caktuar, Tirana në duart e qytetarëve të revoltuar.

Kemi tre ditë kohe, janë të mjaftueshme jo vetëm për shqiptarët në Shqipëri, por për shqiptarët në të katër anët e dheut të vërshojnë drejt Tiranës.

Nuk do zgjatem më shumë. Ju uroj suksese. Të qëndrojmë në lartësinë e thirrjes së kohës.

Koha na thërret!

Është radha jonë! Faleminderit!”, tha Berisha.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top