Gjermania ka dërguar një sistem të mbrojtjes raketore Patriot në Ukrainë, ndërsa Kievi po përballet me rezervat të pakta të municioneve në një luftë të ashpër kundër forcave ruse.
Duke përditësuar listën e mbështetjes ushtarake gjermane në Ukrainë, qeveria konfirmoi se, javën e fundit, dërgesat ushtarake përfshinin një sistem mbrojtjeje raketore Patriot me raketa, 16 kamionë Zetros dhe dy automjete shtesë për mbrojtjen e kufirit.
Sistemi i mbrojtjes raketore Patriot, i cili është shumë efektiv në përgjimin e raketave balistike dhe Kakibr është cilësuar si një nga sistemet më të avancuara dhe më efektive të mbrojtjes ajrore.
Gjermania dhe SHBA u zotuan t’i dërgojnë Ukrainës sistemin e avancuar të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë veprimi dhjetorin e kaluar, pas kërkesave të vazhdueshme nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Holanda ka shprehur gjithashtu “qëllimin” e saj për t’i dërguar Ukrainës një sistem të mbrojtjes raketore Patriot.