Italia hedh sytë nga Rayan Cherki: gjyshi i yllit të Lyon është nga Pulja

Rayan Cherki me fanellën e Italisë? Ajo që dukej si një ide e largët po shndërrohet në realitet. Futbollisti ka shënuar 11 gola në 20 paraqitje me kombëtaren franceze U21, por nuk ka debutuar ende me ekipin e parë të drejtuar nga Deschamps. Për këtë arsye, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka intensifikuar kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit për të verifikuar mundësinë që ai të naturalizohet si italian, duke përfituar nga origjina puljeze e njërit prej gjyshërve të tij. Gara për ta bindur Cherkin përfshin edhe Algjerinë, e cila gjithashtu është e interesuar për të.

Sipas RMC Sport, është pikërisht FIGC që ka bërë hapa vendimtarë për ta bindur Cherkin të veshë fanellën e Italisë. Ky “merkato kombëtaresh” nuk është një praktikë e re për Italinë, siç dëshmojnë raste të tilla si Camoranesi, Thiago Motta, Joao Pedro dhe Retegui. Cherki, që zotëron shtetësi të dyfishtë franko-algjeriane, është një talent i rafinuar i Lyon-it, një klub që po kalon një periudhë shumë të vështirë dhe rrezikon rënien nga kategoria, por që e ka atë si yllin më të shquar të skuadrës.

Cherki dhe e ardhmja me Lyon
Për sa i përket klubit, nuk është e sigurt nëse Cherki do të qëndrojë te Lyon-i, për shkak të vështirësive financiare të klubit që mund ta detyrojnë të shesë lojtarë për të siguruar të ardhura. Ndërkohë, Italia – si kombëtare – po tenton në heshtje të realizojë një “goditje” duke siguruar një talent të rëndësishëm. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që Franca të dalë fituese në këtë garë, pasi ka ndjekur nga afër zhvillimin e Cherkit në ekipet U16, U19 dhe U21. Këtë verë, ai fitoi edhe medaljen e argjendtë nën drejtimin e Thierry Henry në Lojërat Olimpike të vitit 2024.

Cherki te Italia, objektiv edhe i Roberto Mancinit
Angazhimi për të sjellë Cherki te Kombëtarja italiane ka nisur që në periudhën e teknikut Roberto Mancini. Ish-trajneri i Italisë dhe i Arabisë Saudite për një kohë të gjatë kërkoi të hapte “merkato kombëtaresh” për të përmirësuar ekipin italian. Pas ardhjes së Reteguit, Cherki ishte objektivi kryesor, por projekti nuk u realizua. Megjithatë, pavarësisht largimit të Mancinit, Italia ka vazhduar të punojë në prapaskenë për këtë çështje, duke synuar të sjellë një nga lojtarët më të talentuar të Francës nën fanellën e kaltër.

Etiketa: Cherkiitalialyon

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top