“Vendimi i UEFA-s tregoi se Kosova veproi drejt”: FFK do ta çojë çështjen në CAS

UEFA është shprehur zyrtarisht sot për incidentet e Bukureshtit, në ndeshjen e Nations League mes Rumanisë e Kosovës. Ndeshja u ndërpre në minutën e 93′ pas koreve raciste dhe diskriminuese të tifozëve rumunë, me kapitenin Rrahmani që udhëhoqi shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes, për të mos dalë më edhe kur arbitri i kërkoi të ktheheshin në fushë. Trupi i Apelimit të UEFA-s (AB) ka marrë vendimet e tij, duke ndëshkuar të dy klubet e përfshira në konflikt në sfidën e 15 nëntorit 2024. 136 mijë euro gjobë për Federatën Rumune dhe dënimin e stadiumit me një ndeshje për sjellje diskriminuese. Ndërsa Kosova ka humbur ndeshjen në tavolinë 3-0 dhe ka marrë një gjobë 6 mijë euro, gjë që ka sjellë reagimin e FFK-së.

Pikërisht për këtë vendim të marrë, Federata e Futbollit e Kosovës ka paralajmëruar se nuk është dakord me humbjen në tavolinë të ndeshjes. Pasi i kanë dhënë të drejtë vetes përmes vendimit të marrë nga UEFA kundër rumunëve, në komunikatën për shtyp të Dardanëve theksohet qëllimi për të shkuar në CAS, ashtu si bëri Shqëipëria në vitin 2015 për ngjarjet e famshme të Beogradit.

REAGIMI I FFK-së
Sot, pas ankesës sonë të bazuar në fakte për përdorimin e thirrjeve raciste, ksenofobe dhe gjuhës së urrejtjes nga tifozët rumun gjatë ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, UEFA ka marrë vendimin për të dënuar Federatën Rumune të Futbollit me një gjobë prej 128,000 eurosh dhe një ndeshje pa shikues.

Për FFK-në dhe lojtarët e Kombëtares tonë ky vendim është një konfirmim i arsyeshmërisë së veprimeve tona kundër thirrjeve raciste dhe mesazheve provokative politike kundër Kosovës. Për këtë, Rumania është dënuar me një vlerë totale prej 80,000 eurove. Ky vendim arsyeton në plotni veprimet tona, dhe jemi krenarë që Kombëtarja jonë e vlerësoi saktë situatën kur vendosi të lërë fushën në shenjë proteste ndaj këtyre thirrjeve raciste, mesazheve provokuese politike dhe sjelljeve të tjera diskriminuese. Ky vendim konfirmon se Kosova ka ngritur një standard të ri për mbrojtjen e dinjitetit dhe respektit në futbollin ndërkombëtar.

Pavarësisht kësaj, ne nuk jemi dakord me vendimin për t’i hequr Kosovës tri pikë në tavolinë dhe për ta shpallur rezultatin 3-0 në favor të Rumanisë. Për këtë vendim, FFK do të bëjë ankesa dhe do të apelojë rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, duke vazhduar të mbrojë të drejtën dhe integritetin e Kombëtares sonë.

FFK tashmë ka dorëzuar një kërkesë formale për të marrë vendimin e plotë nga UEFA, për të patur qasje të plotë në të gjitha detajet dhe arsyetimet ligjore që kanë çuar në këtë vendim dhe pas pranimit të vendimit të plotë, ne do të përdorim çdo shkallë tjetër të apelimit që kemi në dispozicion për të kundërshtuar heqjen e pikëve, e cila nuk reflekton drejtësinë dhe nuk pasqyron përpjekjet tona për të mbrojtur vlerat sportive.

Ky rast nuk është thjesht një sfidë për futbollin kosovar, por një betejë kundër racizmit dhe diskriminimit në të gjitha format e tij. Lojtarët tanë treguan një guxim të jashtëzakonshëm dhe qëndrim shembullor duke refuzuar të luajnë në kushte të padenja, dhe ky vendim i UEFA-s është një dëshmi e qartë që gjuha e urrejtjes, racizmi dhe mesazhet provokuese politike nuk kanë vend në futboll.

FFK mbetet e përkushtuar të mbrojë interesat e lojtarëve dhe të komunitetit tonë sportiv, duke vendosur standarde të reja për drejtësi dhe respekt në sport. Ne falënderojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur në këtë rrugëtim dhe ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit të na bashkohen në këtë betejë për barazi dhe dinjitet.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top