UEFA merr vendimin për ngjarjet e Bukureshtit: dënohet Kosova, gjobitet Rumania

Incidentet e Bukureshtit, në ndeshjen e papërfunduar mes Rumanisë e Kosovës, kanë marrë tashmë edhe gjykimin nga UEFA. Trupi i Apelimit të UEFA-s (AB) ka marrë vendimet e tij, duke ndëshkuar të dy klubet e përfshira në konflikt në sfidën e 15 nëntorit 2024, në Nations League. 136 mijë euro gjobë për Federatën Rumune dhe dënimin e stadiumit me një ndeshje për sjellje diskriminuese. Kosova ka humbur ndeshjen në tavolinë 3-0 dhe ka marrë një gjobë 6 mijë euro.

Kundër Federatës Rumune të Futbollit rëndonin akuzat:
1. Sjellje raciste/diskriminuese, neni 14(2) i Rregullores Disiplinore të UEFA-s (DR).

2. Bllokimi i kalimeve publike, neni 38 i Rregullores për Sigurinë dhe Sigurimin (SSR).

3. Hedhje objektesh, neni 16(2)(b) DR.

4. Ndezje fishekzjarrësh, neni 16(2)(c) DR.

5. Përdorimi i lazerëve, neni 16(2)(d) DR.

6. Shkelje gjatë himneve kombëtare, neni 16(2)(g) DR.

7. Transmetimi i mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive (thirrje të paligjshme), neni 16(2)(e) DR.

8. Sjellje e papërshtatshme e ekipit (5 ose më shumë kartonë të verdhë), neni 15(4) DR.

Pikërisht mbi to, Trupi i Apelimit ka vendosur t’i vendosë Federatës Rumune të Futbollit një gjobë prej 50,000 € dhe të urdhërojë mbylljen e stadiumit të saj për një (1) ndeshje si vendase për shkak të sjelljes raciste dhe/ose diskriminuese të tifozëve të saj (në lidhje me thirrjet ksenofobike anti-hungareze). Gjithashtu, Federata Rumune e Futbollit mori një gjobë prej 30,000 € për transmetimin e mesazheve politike provokuese dhe të papërshtatshme për një ngjarje sportive. Për më tepër janë shtuar një gjobë prej 9,000 € për hedhje objektesh, një gjobë prej 4,500 € për ndezjen e fishekzjarrëve, një gjobë prej 8,000 € për përdorimin e lazerëve, një gjobë prej 12,500 € për shkeljet gjatë himneve kombëtare, një gjobë prej 14,000 € për bllokimin e kalimeve publike si dhe e ka paralajmëruar Federatën Rumune për sjelljen e papërshtatshme të ekipit.

Federata e Futbollit të Kosovës përballej me këto akuza:
1. Refuzimi për të luajtur (Humbje në tavolinë), neni 27(1) DR dhe neni 27(4)(a) DR në lidhje me nenin 25.01 të Rregullores së UEFA Nations League.

2. Sjellje e papërshtatshme e ekipit (5 ose më shumë kartonë të verdhë), neni 15(4) DR.

Trupi i Apelimit ka vendosur të shpallë ndeshjen e UEFA Nations League 2025 ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, e luajtur më 15 nëntor 2024, si të humbur në tavolinë nga Federata e Futbollit të Kosovës (e cila konsiderohet si humbëse e ndeshjes me rezultatin 3-0) për shkak të përgjegjësisë për moszhvillimin e plotë të ndeshjes (sipas nenit 25.01 të Rregullores së UEFA Nations League). Gjithashtu UEFA ka vendosur ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës një gjobë prej 6,000 € për sjellje të papërshtatshme të ekipit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top