Shokët e shoqet e klasës së Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë në zemër ditën e djeshme (18 Nëntor). Përveç qirinjve ata kanë vendosur edhe disa poster bardhë e zi me simbolin e vdekjes.
Kanë vendosur mbi foto të tij dhe karafila në vendin ku ndodhi krimi, pranë shkollës “Fan Noli” ku ndodhi sherri i përgjakshëm mes bashkëmoshatarëve.
“Qofsh i xhenetit vëllai jonë”, shkruhet në fotot e viktimës.
Ndërkohë bashkëmoshatarët e tij kanë vendosur buqeta me lule në bankën e klasës ku ulej 14-vjeçari, e cila sot është bosh.