Projekt-buxheti 2025/ Kuvendi vijon sot seancën plenare, opozita në protestë
Ditën e sotme në Kuvend vijon seanca maratonë dy ditore për buzhetin 2025. Pas seancës së djeshme e cila zgjati për më shumë se 10 orë ku u diskutua projektbuxheti për vitin 2025 sot pritet që ky buxhet të votohet. Diskutimet në Kuvend për buxhetin ditën e djeshme sollën debate të ashpëra, ndërkohë që fokusi më i madh ishin pensionistët.
Ky buxhet do të përdoret kryesisht për vijimin e reformave, dhe financimin e kantiereve të hapura aktualisht, ndërsa nuk parashikohet rritje pagash dhe nuk ka fond të paracaktuar për rritje pensionesh gjatë vitit 2025. Opozita do të jetë e pranishme lidhur me diskutimet në Kuvend, ndërsa ka lajmëruar po ashtu se ditën e sotme gjatë votimit të buxhetit prej 8 miliardë eurosh do të zhvillojë protestë kundër miratimit. Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të pengojnë miratimin e këtij akti, që e quan “buxheti i vjedhjeve”.