Ndërron jetë nxënësi i shkollës Fan Noli, që u qëllua me thikë

Ka ndërruar jetë një prej nxënësve të shkollës Fan Noli që u plagos pak metra larg, sapo kishte dalë nga mësimi. Fëmija, vetëm 14 vjeç. ndërroi jetë në spitalin e Traumës, pas plagëve që kishte marrë në trup.

I mituri qëndroi i shtrirë jashtë shkollës për disa minuta pasi u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij, pas një sherri që kishte nisur në shkollë.

Njoftimi i policisë

Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top