Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare ku do të diskutohet për buxhetin e vitit 2025. Kryeministri Edi Rama nisi i pari me fjalën e tij në foltore lidhur me bonuset e fundvitit për pensionistët.
Gjatë kohës që ai po fliste, deputetët e opozitës ishin në këmbë dhe u binin tavolinave në shenjë proteste. Ndërkohë që deputetët e opozitës nisën me protestën e tyre punonjësit e Gardës iu afruan foltores.