Jonida Vokshi flet për herë të parë publikisht për humbjen e të atit

Moderatorjae Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi, ka folur për herë të parë publikisht mbi humbjen e babait të saj.

Në një intervistë gjatë emisionit “Sol,” Jonida tregoi se babai i saj vuajti për pesë vite nga demenca, një sëmundje që e transformoi jetën e familjes së saj.

“Babi filloi të kishte problemet e para me harresën rreth katër apo pesë vjet më parë,” tregoi ajo, duke kujtuar se fillimisht bëhej fjalë për momente të vogla si harrimi i objekteve apo përsëritja e historive.Por fatkeqësia ishte që ajo nuk ishte thjesht një harresë momentale, por ishin fazat e para të demencës”,

Ajo vijoi, “Është e vështirë të përballesh me diçka të tillë. Të merr kujtimet, të merr një pjesë të njeriut që ti e do më shumë. Dhe ti ndihesh i pafuqishëm, sepse nuk e di si të sillesh apo si ta përballosh.”

Pavarësisht gjithçkaje, Jonida tregoi se dashuria e babait të saj nuk u zbeh kurrë. “Ai kurrë nuk e humbi aftësinë për të treguar dashuri, deri në fund. Dashuria e tij ndaj meje, mamit, Besnikut dhe mbi të gjitha ndaj fëmijëve mbeti e fortë.”

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top