Drejtorët e rinj të Policisë në Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Berat morën detyrën. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda i prezantuan ata, në takime me struktura policore, autoritete vendore, drejtues të prokurorive apo agjencive ligjzbatuese.
Në Gjirokastër Altin Merizaj, zuri vendin e Ardian Çipës, që drejtoi qarkun jugor së fundmi.
Në Vlorë u prezantua Elidon Çela.
Në Fier u përzgjodh Drejtor, Skënder Hita.
Në Berat u përzgjodh Drejtor Luigj Vathin, deri dje nëndrejtor në Tiranë.