Tifozët e kombëtares së Serbisë kanë tentuar të djegin një flamur shqiptar në tribunën ku ishin të vendosur në ndeshjen ndaj Zvicrës, të zhvilluar të premten mbrëma.
Zvicra dhe Serbia luajtën baras 1-1 në ndeshjen e vlefshme për Ligën A të Ligës së Kombeve, të luajtur në “Letzigrund Stadion” të Cyrihut.
Golat në këtë takim u shënuan nga Zeki Amdouni (78’) për vendasit dhe Aleksa Terzic (88’) për mysafirët, shkruan Telegrafi.
In the Switzerland-Serbia match, Serbian fans attempt to burn the Albanian flag, but after several attempts, they fail.@FSHForg @DukaArmand1 pic.twitter.com/kc4Tf0esi3
— Albi (@albbibe) November 16, 2024
Në një moment gjatë ndeshjes, disa tifozë serb vendosen ta djegin një flamur shqiptar, ndërsa nuk kanë munguar as thirrjet anti-shqiptare kohë pak kohe.
Mbetet të shihet se çfarë dënimi mund të vendos UEFA ndaj tyre për këtë gjest.