Shqipëria luan sot vendin e parë: Çekia, për të fituar për herë të parë në Tiranë

Nga Çekia te Çekia, nga Praga në Tiranë në diçka më shumë se 1 muaj, por me shumë gjëra të ndryshuara. Kombëtarja riprezantohet në fushë sot kundër skuadrës së teknikut Hasek, me atë motivim që në tetor Sylvinho pretendoi se e kishin kundërshtarët.

Në Pragë, Çekia dominoi në zotërimin e topin, në dëshirë dhe në lojë agonistike. Topat e gjatë, kontrastet e fituara dhe ai Chory që shpartalloi Kumbullën me shokë në zonën e vogël do t’i dalin gjatë në ëndërr Sylvinhos. Tekniku i kuqezinjve, sidoqoftë, e limitoi justifikimin të gjithën në një fjali: çekët u sollën sikur të luanin kundër Brazilit. Insinuata e Sylvinhos, ndoshta e pavend për mënyrën e arsyetimit, ishte se Çekia ishte e etur për hakmarrje, për faktin se në kualifikueset e Euro 2024 e kishim lënë prapa.

Nga Praga në Tiranë në mes është vetëm Gjeorgjia dhe aty në Tbilisi, cuditërisht në harkun e tre ditëve, u shfaqëm një skuadër e tjetërsuar, ndoshta sepse n kishin mundur në Tiranë e donim t’i kthenim reston. Në këtë këndvështrim, historia me çekët tani vjen me anë të këmbyera: etjen për revansh duhet ta kemi ne, luhet brenda mureve të shtëpisë dhe publiku i zjarrtë është i gjithi në mbështetje të Shqipërisë.

Në këtë pikë, nëse diferencat në Pragë janë bërë nga motivimi, në Tiranë duhet të jenë kuqezinjtë ata që duhet të sillen sikur luajnë kundër Brazilit. E në përfundim të 90 minutave plus shtesave, në të cilën diskutohet vendi i parë në grupin 1 të Ligës B, vetëm alibi nuk duhet të ketë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top