Skandal i ri, karriera e arbitrit në rrezik: Coote duket sikur thith pluhur të bardhë

Probleme të tjera dhe karriera në rrezik për David Coote. Arbitri anglez, i pezulluar disa ditë më parë pas një videoje nga e kaluara në të cilën ofendonte trajnerin e atëhershëm të Liverpool, Jurgen Klopp, është përfshirë sërish në qendër të polemikave. The Sun ka publikuar një video, ku duket të jetë Coote duke thithur një pluhur të bardhë gjatë Euro 2024.

Në pamje, Coote shihet teksa rrotullon një kartëmonedhë për të thithur një substancë që duket si kokainë, në një dhomë hoteli të rezervuar nga UEFA. Sipas mediave britanike, videoja është filmuar ditën pas çerekfinales mes Francës dhe Portugalisë, ndeshje në të cilën arbitri 42-vjeçar ishte pjesë e VAR-it.

PGMOL, organi përgjegjës për arbitrimin në futbollin profesionist anglez, ka hapur tashmë një hetim mbi disa video që kanë qarkulluar ditët e fundit, në të cilat Coote ofendon rëndë ish-teknikun e Reds Klopp. Në ato video, Coote e quajti atë një “gjerman të poshtër dhe një arrogant të fëlliqur”. Videoja problematike mund të jetë filmuar pas një barazimi të diskutueshëm 1-1 mes Liverpool dhe Burnley në vitin 2020, kur në fund të ndeshjes Andy Robertson u ankua shumë për drejtimin e lojës nga Coote, i cili përmend disa episode: “I dhashë atyre një mësim të mirë kur i arbitrova kundër Burnley gjatë karantinës. Klopp më akuzoi për gënjeshtra, është një k*qe”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top