Pas gafës me Vinicius, gazetari finlandez tërhiqet: “Nuk votoj më për Topin e Artë”

Zhurma për Topin e Artë vazhdon ende. Pas fitores kontroverse të mesfushorit të Manchester City Rodri, France Football shpalli votat e gazetarëve që morën pjesë në dhënien e Topit të Artë 2024. E pikërisht pas këtij veprimi një nga gazetarët që nuk e kishte votuar fare Vinicius u tërhoq përfundimisht nga votimet për trofeun më të lakmuar individual.

Kush nuk votoi për numrin 7 të Los Blancos?
Nga pikavarazhi zbulohet një hendek minimal: mesfushori spanjoll kaloi rivalin e tij Vinicius Junior me vetëm 41 vota, një diferencë që ndezi më tej debatin për fitoren përfundimtare. Çuditërisht, vetëm tre gazetarë nuk e përfshinë talentin e Real Madrid në 10 më të mirët e tyre: Bruno Porzio nga El Salvador, Shefeeni Nikodemus nga Namibia e Juha Kanerva nga Finlanda.

Vendimi i finlandezit
Ky i fundit, pas zbulimit të votave nga France Football, iu përgjigj me shumë përulësi dhe dinjitet atyre që kërkuan të konfirmonte votën e tij. Duke pranuar se gabimisht kishte hequr Vinicius Jr nga zgjedhja e tij, gazetari komentoi një postim në një faqe tifozësh të Real Madrid, i cili e identifikonte atë si një nga ‘fajtorët’. Më pas Kanerva deklaroi se kishte marrë vendimin të jepte dorëheqjen si votues për Topin e Artë, duke e konsideruar gabimin e tij të pafalshëm për një detyrë kaq të rëndësishme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top