Kërkon lirimin nga burgu, mbahet sot seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit Gjici

Ish-kryebashkiaku Safet Gjici i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar nga burgu për arsye shëndetësore, ndërsa Gjykata shtyu seancën gjyqësore. Sot, në 11 nëntor ora 13:00, do të shqyrtohet kërkesa e tij për lirim nga burgu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, gjyqtarja Suela Lika.

Disa ditë më parë seanca e planifikuar për shqyrtimin e kësaj çështje u ndërpre dhe u shty pasi dokumentacioni ligjor i paraqitur para trupit gjykues kishte mungesa të theksuara dhe paqartësi për adresën spitalit ku po trajtohet Gjici. Në kërkesën, ish-kryebashkiaku i Kukësit, nuk kishte dhënë asnjë shkak se cilat ishin arsyet që ai duhet të lërë burgun parakohe me vendim gjykate.

Sipas avokatit mbrojtës të tij, Gjici ndodhet për trajntim mjekësor në një spital privat. Ai bëri të ditur të gjitha problemet e shëndetit të tij si edhe klinikën e spitalit privat ku ai po trajtohet.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top