Rroga të papaguara, Mendy fiton gjyqin: ja sa duhet të paguajë tani Manchester City

Këto janë kohë të vështira për Manchester City, në fushë, por jo vetëm. Ndërsa skuadra u zhyt në një krizë të paprecedentë nën drejtimin e teknikut Guardiola, klubi humbi betejën gjyqësore me Benjamin Mendy. Mbrojtësi francez kishte paditur Citizens për mbi 11 milionë paund (mbi 13 milionë euro) paga të papaguara, pasi u akuzua dhe më pas u shpall i pafajshëm për sulm seksual. Gjyqtarja e punësimit Joanne Dunlop pranoi pjesërisht ankesën e Mendy.

Gjykata theksoi se “rezultati i këtij vendimi është se z. Mendy do të ketë të drejtë të marrë shumicën e pagave të tij të papaguara, edhe pse jo shumën e plotë”. Dunlop shpjegoi në vendimin e saj se Mendy kaloi dy periudha në paraburgim, duke mbuluar rreth 5 muaj të periudhës 22-mujore të kërkesës së tij, gjatë së cilës City kishte të drejtë të pezullonte pagat e tij.

Mendy, pas lirimit të tij në korrik 2023, kishte paraqitur një ankesë në gjykatën e punësimit kundër Manchester City, duke kërkuar paga të prapambetura dhe interesa që nga momenti që City ndaloi pagesën e tij, në shtator 2021, deri në fund të kontratës së tij në qershor 2023. Sipas gjykatëses, kur Mendy nuk ishte në paraburgim, ai ishte “i gatshëm dhe disponibël për të punuar” dhe u pengua ta bënte këtë nga pengesat si pezullimi i vendosur nga Football Association dhe kushtet e lirimit me kusht, “të cilat ishin ose të pashmangshme ose të pavullnetshme nga ana e tij. Në këto rrethana dhe në mungesë të autorizimeve kontraktuale që i lejonin punëdhënësit të mbante pagën, ai kishte të drejtë të paguhej.”

MENDY FESTON: “I LUMTUR PËR VENDIMIN”
Benjamin Mendy e shfaqi në rrjetet sociale lumturinë e tij për fitoren në gjykatë. “Pasi mu desh të pres tre vjet për të marrë pagën time, jam i kënaqur me vendimin dhe sinqerisht shpresoj që klubi tani do të bëjë gjënë e duhur dhe do të paguajë shumat e papaguara, si dhe shumat e tjera të premtuara në bazë të kontratës, pa vonesa të mëtejshme. Kështu që më në fund mund ta lë pas vetes këtë pjesë të vështirë të jetës sime. Do të doja të falënderoja familjen time, menaxherin tim (Meissa N’diaye) dhe ekipin tim ligjor (Nick De Marco KC, Laffer Abogados dhe Fletcher Sports Law) për gjithë mbështetjen e tyre”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top