Jennifer Lopez në një romancë me Drake?

Tani që Jennifer Lopez është përfolur së fundmi për një romancë dashurie me reperin Drake.

Sipas In Touch Weekly Lopez dhe Drake kanë patur disa biseda telefonike dhe mesazhe flirtuese gjatë javëve të fundit.
“Ai ishte shumë i ëmbël dhe i tha asaj se çfarë budallai është Ben që e la të ikte dhe më pas, ai i la të kuptonte se ishte i gatshëm të ndërhynte dhe ta bënte atë të ndihej e lumtur,” tha një burim.
“Të merrte atë lloj vëmendjeje kur ajo ndihej kaq poshtë moralisht ishte pikërisht ajo që i duhej Jennifer-it. Tani ata po dërgojnë mesazhe çdo ditë dhe gjërat po ecin mirë.”

Lopez bëri kërkesë për divorc nga Affleck më 20 gusht pas dy vitesh martesë.

Edhe pse ish-të nuk janë shfaqur së bashku në tapetin e kuq që atëherë, dyshja u ribashkuan për një mëngjes në Beverly Hills me disa nga fëmijët e tyre në shtator.

Ndërsa burimet i thanë ekskluzivisht Page Six në atë kohë se aktorët u puthën dhe u mbajtën për dore, ata gjithashtu konfirmuan se dyshja po ecën përpara me ndarjen e tyre.

Insajderi e quajti familjen e tyre “prioritet” pasi ata “në mënyrë miqësore … përpunuan detajet financiare”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top