Kina shpreson për një “bashkëjetesë paqësore” me presidentin e ri të SHBA-së

Ne do të vazhdojmë t’i qasemi dhe menaxhojmë marrëdhëniet Kinë-SHBA bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit.

Kina deklaroi sot se shpreson për një “bashkëjetesë paqësore” me Shtetet e Bashkuara, pasi Donald Trump është në tashmë në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.

“Ne do të vazhdojmë t’i qasemi dhe menaxhojmë marrëdhëniet Kinë-SHBA bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit reciprokisht të dobishëm,” deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning në një konferencë të rregullt për shtyp.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top