Trump mban fjalimin e fitores:”Èshtë për të gjithë amerikanët”

Duke buzëqeshur dhe krenar, Donald Trump iu drejtua mbështetësve të tij duke deklaruar ende pa u shpallur fitorja zyrtarisht: “Një fitore për të gjithë amerikanët. Do ta bëjmë këtë komb të madh përsëri.” Edhe pse fitorja elektorale nuk ishte ende zyrtarizuar, ai shprehu mirënjohje për mbështetësit: “Dua t’ju falënderoj shumë, kemi mijëra miq këtu me ne, ka qenë një lëvizje e jashtëzakonshme.”

Trump deklaroi se lëvizja e tyre përfaqëson një nga më të mëdhatë në historinë amerikane, duke shtuar se hapi i ardhshëm do të jetë çuarja e vendit “në një nivel tjetër të rëndësisë” dhe ndihma për të shëruar ndasitë. Ndër prioritetet që përmendi, ai përfshiu sigurinë në kufirin jugor, uljen e taksave dhe të borxhit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top