Fitorja e Donald Trump si Presidenti i 47-të i SHBA dhe Ndikimi i saj në Politikën Botërore

Sot, gjithë bota mori një lajm të gëzuar: Donald Trump fitoi zgjedhjet për President i 47-të i Amerikës. Bota do përjetojë një ndryshim të madh. Do ketë ndryshime në politikën botërore, si ato të influencave amerikane, si dhe për kthimin e të djathtëve kudo në pushtet. Mendoj që do ketë ndryshime në konfliktet Ukrainë-Rusi dhe në Lindjen e Mesme. Do ketë një ristrukturim të NATO-s dhe udhëheqjes së Amerikës kudo në botë. Do jetë kthimi i politikave tradicionale amerikane, si familja, aborti dhe homoseksualizmi. Do ketë ulje taksash dhe zhvillim ekonomik. Trump do ketë sjellje të re ndaj Kinës, Rusisë dhe Iranit. Presidenca e Trump do të shoqërohet me vlera si në familje, në ekonomi dhe në politikën e jashtme. Socialistët kudo që janë kanë pësuar një goditje të madhe. Komunizmi ra. Mbesim në pritje tek Shqipëria.

Trump ktheu fitoren e familjes tradicionale dhe ekonominë reale në SHBA.

Faktorët kryesorë të fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 përfshijnë:
• Ekonomia: Premtimet për rritjen e ekonomisë dhe uljen e taksave tërhoqën votuesit.
• Imigracioni: Politikat e tij të ashpra për kontrollin e kufijve dhe imigracionin ishin popullore në disa shtete kyçe.
• Siguria Kombëtare: Qëndrimi i fortë ndaj çështjeve të sigurisë kombëtare dhe krimit.
• Pjesëmarrja e Votuesve: Angazhimi dhe mobilizimi i bazës së tij të votuesve, veçanërisht në shtetet e lëkundura.
• Komunikimi: Përdorimi efektiv i mediave sociale dhe fushatave.

 

Shkruar nga Z. Flamur Buçpapaj

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top