Finalja e Big Brother tek stadiumi Air Albania? Çfarë thotë regjisori

Finalja e “Big Brother VIP Albania” duket se do të rezervojë disa surpriza, të paktën sipas regjisorit të programit, Eduart Grishaj.

I ftuar në “Merre me lëng show” në Top Albania Radio, me Gent Azizin dhe Ermir Topin, Eduart Grishaj u pyet nëse janë të vërteta thashethemet sipas të cilave thuhet se finalja e BBVA do të mbahet në stadiumin Air Albania.

“Ne jemi si ato skuadrat që i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës, nuk kalojmë direkt te finalja. Për ne është shumë e gjatë rruga deri në finale,” tha Grishaj. Shumë e gjatë? Kanë mbetur më pak se 3 javë! Më pas, shtoi:

“Finalja do të jetë e jashtëzakonshme, do të jetë fantastike. Do t’u jepet mundësia edhe njerëzve për të qenë sa më afër finales. Do të jetë diçka shumë madhështore, por do t’i marrim ndeshjet me radhë.”

Fakti që pyetet për Air Albania si vendin e realizimit të finales dhe Grishaj përmend praninë e njerëzve dhe ndeshjet, të bën të mendosh që finalja vërtet do të realizohet në stadium. Gjithsesi mbetet thjesht një aludim, deri tani.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top