Reagon Benet Beci: Puna vijon si normalisht

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka kryer sot një inspektim në lidhje me punimet në kolektorin e Shkodrës.

I pyetur në lidhje me lajmin që qarkullon në media për dorëheqjen e tij dhe paraqitjen në SPAK, Beci u shpreh se është thirrur normalisht dhe ka dhënë shpjegime normalisht.

“Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. Kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët. Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë”, është shprehur ai.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top