Dita e zgjedhjeve/ Në SHBA priten trazira, institucionet e bizneset vendosin mburoja

Në Uashington DC, shumë biznese po marrin masa për t’u përgatitur në rast trazirash të mundshme gjatë ditës së sotme, ose nesër pas publikimit të rezultateve.

Ndërkohë masa janë marrë edhe përreth institucioneve, ku gardhet e para metalike filluan të ngriheshin jashtë Shtëpisë së Bardhë që në fillim të tetorit, e njëjta gjë që ka ndodhur edhe pranë ndërtesave të tjera në Uashington, përfshirë Kapitolin.

Disa prej bizneseve kanë veshur me mbrojtëse druri dritaret duke pasur frikë për situata të dhunshme që mund t’u shkaktojnë dëme materiale.

Qindra roje kombëtare janë gjithashtu në gatishmëri në kryeqytetin amerikan, si dhe në shtete të tjera – duke përfshirë Alabamën, Arizonën, Delawar, Illinois, Karolinën e Veriut dhe New Mexico.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top