Zonja Meri e thotë fjalën e fundit: Ja kush i fiton zgjedhjet në Amerikë

Astrologia e njohur, Meri Shehu, ishte mëngjesin e kësaj të marte e ftuar në emisionin “Wake Up”. Ajo bëri parashikimin e yjeve për 12 shenjat e horoskopit.

Teksa po bënte parashikimin e shenjës së Binjakëve, Blendi Salaj i tha asaj se ‘një Binjak i famshëm është zoti Donald Trump që sot ka ditën’.

Sipas Meri Shehut, zgjedhjet presidenciale në SHBA i fiton Donald Trump, edhe pse me vështirësi.

“Unë duke analizuar kam thënë që ka shanse të mrekullueshme se ka ashendent Luanin, kështu që shkon shumë pozitivisht tendenca. Por duke qenë se Marsi në Luan siç e thashë shkakton trazira për Binjakët, do të jetë një fitore e vështirë. Unë parashikoj një fitore dhe do ketë ndoshta veprime më acaruese. Që të dalë rezultati ndoshta do të ketë pak konfrontim. Do të jetë një fitore e vështirë për Trump ose me prapaskena luftarake, sepse Marsi është në Luan”, tha Meri Shehu.

Sot miliona amerikanë votojnë për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një garë mjaft të ngushtë mes Donald Trump dhe Kamala Harris.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top