Parashikimi i motit: Kthjellime dhe rënie temperaturash

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre edhe gjatë ditës së martë duke sjellë mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit. Kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat ekstremale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 26°C vlera maksimale e cila pritet në jugperëndim të territorit. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi përmanent lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Kosova
Republika e Kosovës do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore – veriperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke u luhatur nga 2°C vlera më e ulët deri në 23°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës me shpejtësinë deri në 25 km/h nga drejtimi permanent lindor.

Maqedonia e Veriut
Pritet një rënie e lehtë dhe graduale e vlerave barike duke sjellë mot të kthjellët, por pak të freskët në republikën e MV. Parashikohet që pasditja, të sjellë kalime vranësirash kryesisht në të gjithë MV, ku më të dukshme do të jenë në zonat jugore dhe juglindore, megjithatë nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke u luhatur duke u luhatur nga nga 2°C vlera minimale deri në 24°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës me shpejtesinë deri në 25 km/h nga drejtimi permanent lindor.

Europa
Do të vijojë Europa lindore nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe reshjet e dendura të dëborës do të jenë prezente. Po ashtu Britania e Madhe do të përfshihet nga një sistem i fuqishëm vranësirash duke sjellë rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere, ndërsa vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top