Kryemadhi: SPAK ka shkelje ligjore në dosjen kundër meje!

Pasi është paraqitur në SPAK, Kryemadhi ka thënë se publiku do njihet “me të vërtetat e Monika këmbësores dhe të sateliteve të Shqipërisë”, ndërsa shtoi se ka evidentuar një sërë shkeljesh ligjore nga organi akuzës.

Ndër të tjera ajo tha se nuk ka asnjë komunikim me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, i cili ndodhet në paraburgim.

“Unë jam një individ dhe politikane që vendos të përballem dhe me padrejtësitë që behën. Po bej mbrojtjen time ligjore për pretendimet e SPAK ndaj meje. Kam evidentuar një sërë shkeljesh ligjore nga organi akuzës, që do kundërshtohen dhe do u vërtetojnë shqiptarëve të kundërtën e asaj që thuhet.

Do njiheni me të vërtetat e Monika këmbësores dhe të sateliteve të Shqipërisë. Duroni se do të informoheni për të gjitha. Do tregohet se sa i vërtetë është i gjithë procesi. Me Ilir Metën s’ka asnjë komunikim” u shpreh Kryemadhi.

Monika Kryemadhi ankimoi në Apelin e Posaçëm vendimin për masën e sigurisë, detyrim paraqitje, ndërsa përballet me tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash.

Më 23 tetor, Gjykata la në fuqi masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të caktuar ndaj deputetes, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top