CR7 e Georgina në prag të divorcit, në Spanjë janë të sigurtë: “Ai nuk e duron dot më”

Shtypi spanjoll ka nisur një temë, që në fakt hera herës del në sipërfaqe: CR7 dhe Georgina janë në krizë të thellë. Një thashethem që u raportua në të gjitha portalet iberike të gossip dhe u shpërnda menjëherë në çdo cep të planetit. Në qendër të problemeve të çiftit duket se është sjellja e vajzës. Sipas shumëkujt ajo ka ndryshuar ndjeshëm periudhën e fundit. Sjellje të cilën Cristiano nuk e duron dot më.

Sjellja egocentrike e Georgina Rodriguez është në rrënjë të krizës në marrëdhënien me partnerin e saj historik Cristiano Ronaldo. Të dy janë një çift i qëndrueshëm që nga viti 2016 dhe po rrisin 5 fëmijë së bashku: 3 të kampionit portugez dhe 2 të përbashkët. Muajt e fundit influencuesja, sipas portaleve të specializuara spanjolle, është bërë më mendjemadhe se kurrë. E këtë qëndrim të saj, CR7 nuk është i gatshëm ta tolerojë më.

Siç raportohet nga Marca dhe burime pranë El Futbolero, duket se Georgina po bëhet gjithnjë e më egoiste. Vajza nuk po i merr në konsideratë ndjenjat e saj në brendësi të lidhjes. Për më tepër, Ronaldo është mërzitur edhe nga mënyra se si vajza i trajton mikeshat e saj. E për mungesën e autenticitetit që shfaqet në dokumentarët e Netflix, Soy Georgina, që tregon jetën private të 29-vjeçares. Gjithësesi janë ende zëra që për momentin nuk janë konfirmuar.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top