U kallëzua për fshehje pasurie, deputeti i PD Luan Baçi paraqitet në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi është paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se Luan Baçi është thirrur nga SPAK për kallëzimin e bërë nga shtetasi Aredin Behari. Ky i fundit ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme deputetin demokrat për fshehje të një pasurie prej gati 800 mije euro me një investim me njeriun e tij të afërt. Shtetasi Behari tregon se si në periudhe 2010-2011 deputeti Luan Baçi, nëpërmjet bashkëshortes së tij, bën një investim në vlerën e 783 mijë eurove cash në një kompleks turistik në Vlorë.

Ai pretendon se Deputeti Baçi nuk e deklaron këtë investim pasi i druhet një hetimi pasuror nga ana e SPAK.

“Ky hetim, nëse kryhet nga SPAK, do te nxirrte fare qarte se Luan Baçi gjate periudhës 2010-2012 ka pastruar leket e korrupsionit dhe ryshfeteve si Drejtor i Transportit Rrugor, Fier”, pretendon shtetasi Behari.

Në kallëzim thuhet se Luan Baçi, nëpërmjet pagesave cash në lekë dhe në euro, në periudhën shkurt 2010- korrik 2011, ka paguar kuotën e tij të investimit si dhe ka blerë disa njësi nga ortaku Aredin Behari në kompleksin Diamond Hill & SPA në Vlorë, për një total prej 782.935 Euro. Behari pretendon se asnjë nga këto transaksione nuk figurojnë në deklaratat e pasurisë së deputetit Luan Baçi, të dorëzuara pranë ILKDPI.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top