Luciano Spalletti shpjegon trukun që ka ndryshuar sulmuesit e tij: “Shikoni anësorin”

Luciano Spalletti po transformon Kombëtaren Italiane pas dështimit në Kampionatin Europian 2024. Në Ligën e Kombeve, përparimet e “të kaltërve” janë të dukshme dhe rezultatet flasin qartë. Kjo falë edhe vetë trajnerit, i cili ka arritur t’u përcjellë idetë e tij të gjithë lojtarëve të ftuar, duke shfaqur paraqitje vërtet bindëse. Spalletti ka ditur të sjellë një frymë të re në lojën italiane falë intuitave që mund të quhen gjeniale, ndër të cilat është truku për t’i ndihmuar sulmuesit të shmangin pozicionin jashtë loje.

Një praktikë ku mjeshtri në Serie A ka qenë gjithmonë Pippo Inzaghi, por që Spalletti, gjatë një aktiviteti me Renzo Ulivieri, presidentin e AIC, deshi ta ndante duke shpjeguar një mënyrë të thjeshtë por efektive. “Sulmuesi nuk e di nëse njëri ose tjetri mbrojtës është shkëputur, prandaj për të mos përfunduar në pozicion jashtë loje, duhet të shikojë anësorin, sepse ai ndodhet në vijën e lojtarit të fundit.” Një shpjegim i thjeshtë, por i qartë nga Spalletti, që redukton ndjeshëm punën e sulmuesit që lëviz në vijën e mbrojtjes kundërshtare.

“Nëse sulmuesi arrin ta shikojë, atëherë ai mund të sulmojë menjëherë hapësirën duke vrapuar ose të bëjë një lëvizje për të pritur momentin kur të jepet pasimi për ta dërguar topin në lëvizje.” Arsyetimi i teknikut Spalletti është i qartë dhe ndihmon sulmuesin që të mos ketë tre-katër lojtarë të mbrojtjes kundërshtare për t’u fokusuar, sipas pozicionit të tyre. “Anësori ka një funksion themelor për të parë si të sulmosh – vazhdoi ai –. E kam mësuar, por nuk ia kisha thënë askujt.”

MISTER, NJERIU QË IA KA SUGJERUAR
Spalletti thekson se këtë metodë e ka mësuar nga një person i tretë. Në fakt, as trajneri nuk kishte menduar për përfitimet që mund të sillte për sulmuesin ky referim. “Ky është një avantazh – shpjegoi Spalletti gjatë aktivitetit, pasi kishte shpjeguar në tabelë konceptin e sapo përmendur. – Nëse sulmuesi e di se ku është anësori, ai sulmon menjëherë hapësirën dhe nuk ka nevojë të shohë ku është mbrojtësi i fundit, nuk ka kohë.” Një truk që ndoshta tashmë ndonjë sulmues e ka përvetësuar falë mësimit të dhënë nga Spalletti.

@iloveralphfiennes Ma se uno vuole andare ad assistere a queste lezioni come fa ? Deve per forza seguire il corso allenatori? Beati quelli che stavano lì ❤️‍ Quando dice " Il calcio è facile " #spalletti #lucianospalletti #sexyluciano ♬ suono originale – iloveralphfiennesand

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top