CR7 nuk është më i dëshiruar në Arabinë Saudite: “Dikush ta përzërë”

Një ose dy vite më parë, Cristiano Ronaldo shkoi në Arabinë Saudite, duke hapur rrugën për modën e futbollit saudit. Pas tij, shumë kampionë janë zhvendosur në shkretëtirë për të kërkuar një pagë të madhe në fund të karrierës. Por tani për CR7, gjërat duket se kanë ndryshuar.

Penallti e humbur dhe eliminim
Al Nassr, tani i trajnuar nga Pioli, u eliminua nga Kupa e Mbretit në raundin e të tetave nga Al-Taawoun. Mundësia për të shmangur humbjen iu dha Cristiano Ronaldos, i cili në minutën e 96 kishte mundësinë të barazonte rezultatin me një penallti.

Portugezi, zakonisht i pagabueshëm në këto raste, megjithatë e humbi. Topi shkoi lart mbi traversë dhe goditi një fëmijë që po ndjekte ndeshjen. Al Nassr u eliminua dhe CR7 u gjend në qendër të polemikave.

Tifozët kundër CR7
Në rrjetet sociale, tifozët e Al Nassr, të cilët e kishin pritur Ronaldon si një perëndi që zbriste në Arabinë Saudite, u sulën ndaj portugezit dhe tani e duan larg. Akuzat që i drejtohen atij janë të ndryshme, por më e përhapura është se ai e humbi penalltinë me qëllim për të mos vazhduar në turne.

Tifozët duan që dikush të gjejë guximin ta ulë në stol ose, më mirë akoma, ta përzërë. Një mision i komplikuar, duke marrë parasysh investimin saudit për ta bërë CR7 ambasador të futbollit arab në botë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top