“Donin të na sabotonin, hera e parë në histori”: Brdaric shfryn për rastin Mala

“Duhet të shohim më vonë çfarë ndodhi, nuk duket mirë, po vuajmë prej saj. Çfarë ndodhi ishte hera e parë për mua në histori. Më vjen keq për çfarë ka ndodhur. Çdo gjë shkoi mirë, dikush donte të shkatërronte ritmin tonë, arritën ta bëjnë por jo komplet”. Thomas Brdaric ka komentuar në të nxehtë rastin që e shtoi ndeshjen me 13 minuta. Mala u godit nga një shashkë kur po festonte golin e katërt dhe nga ai moment Tirana gati rikuperoi, duke e çuar ndeshjen në 3-4. “Fituam sot, fillimisht dua të them se Gurishta është shtuar me vajzë dhe kjo fitore është për të dhe familjen e tij”.

Brdaric pastaj analizoi çfarë ndodhi në Klasiken: e dominuar fillimisht nga shkodranët dhe pastaj me rrezikun për të parë fitoren t’i ikte nga duart: “Çdo gjë ka një arsye, për ne e qartë që duhet të punojmë. Nëse do të rrish në majë, duhet balancë më e mirë. Nuk mund të gjykoj sot një ndeshje normale, po fitonim 4 me 1 dhe duhet të zëvendësonim dy lojtarë dhe futëm lojtarë të rinj. Akoma jam i lumtur për ekipin, që morëm 3 pikë”.

Tekniku gjerman i Vllaznisë në fund thumboi edhe kundërshtarin për zgjedhjen e fushës në Lushnje: “Katër ndeshjet e fundit kemi vuajtur, por nuk kemi justifikime. Nuk kemi as shumë kohë, ndeshja me Skënderbeun është të dielën. Nuk kemi kohë të festojmë. Po reflektojmë shumë sot, në formacion do kemi më të mirët dhe me kushte më të mira sepse kjo fushë nuk ishte sot. Nuk jemi ankuar, duhet të fikim çdo gjë, të përqëndrohem”, e mbylli Brdaric.

SHKËMBI: “KA SHUMË FAKTORË TË JASHTËM”
“Është e thjeshtë të gjesh justifikime se edhe faktorë të jashtëm ka shumë. Por është pjesë e parë për t’u harruar. Ai fillim i lojës, jopërqendrim nga lojtarët, pikërisht goditje standarte ku kemi folur. Hymë në lojë me shumë vonesë, ky është problemi”. Bledi Shkëmbi flet hapur, në përpjekje për të evidentuar çfarë nuk po shkon te Tirana. Bardheblutë kanë pësuar humbjen e dytë në kampionat, por ka vetëm një fitore në 11 javë.

“Pjesa e përqendrimit është individuale, ne kemi punuar në stërvitje në goditjet standarte – shfryu tekniku i bardhebluve -. Nuk di çfarë të them, si t’i vë emrin. Te mospërqendrimi i golave, por mendoj se për shumë minuta edhe një jobesim nga lojtarët, te topi i dytë shkonim me vonesë, për të mos thënë pastaj e gjetur gjëra e justifikuar që kemi plot që nga fusha, që jemi munduar të luajmë futboll ndryshe se nuk e lejonte kjo fushë. Por fajet i kemi pasur vetë sidomos ne pjesën e parë. Por nuk më kënaq se një skuadër duhet të luajë njëlloj 90 minuta dhe jo të ndryshojë se ishte rezultat i thellë nga kundërshtari”.

Pastaj në fund edhe një meaculpa: “Pjesa e parë sot dhe ajo në Ballsh me Bylisin kanë qenë pjesët më ta para të dobëta apo ndeshjet më të dobëta. Edhe në pjesën e dytë, reagimi ishte i sforcuar, jo diçka e mirëmenduar, vetëm hajde se e kemi të humbur dhe të reagojmë. Nuk më kënaq pjesa e dytë, pavarësisht si shkoi loja. Patëm shumë raste edhe kur ishte 3-1, mund të shkonte 3-2 e shkonte ndryshe. Pastaj te goli i katërt u bë shumë malore”, përfundoi Shkëmbi.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top