Gazeta amerikane The Financial Times duke u bazuar në burime diplomatike kishte shkruajtur se me ndërmjetësimin e Katarit, Rusia dhe Ukraina kanë diskutuar pezullimin potencial në goditjet e sistemit energjetik të njëra tjetrës.
Sipas FT, diskutimet janë në fazë shumë të hershme dhe sipas tyre një marrëveshje e tillë ishte arritur edhe në vjeshtën e kaluar për të kursyer sulmet në energjetikë shkaku i ardhjes së stinës së dimrit kur kërkesa për të është shumë e lartë.
Megjithatë mediumi shtetëror rus TASS, ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se nuk ka vullnet për marrëveshje të këtij soji.
Sipas agjencisë ruse, Putin nuk pranon diskutim për tema të tilla të paktën jo pa u larguar Forcat e Armatosura të Ukrainës nga rajoni i Kursk.
Në anën tjetër zëdhënësi i Kremlinit, Peskov, ka deklaruar se shkrimet për diskutimet mbi pezullimin e këtyre sulmeve janë “fushatë dezinformuese”.