Mbyllet protesta e opozitës, paralajmërohet tubim në Surrel

Pas tre orësh opozita ka mbyll mosbindjen civile, duke paralizuar qarkullimin në 6 kryqëzimet kryesore të vendit. Në përfundim, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se “sot e gjithë Shqipëria ishte në duart e opozitës”.

Sipas tij nuk ka më kthim pas dhe se aksioni opozitar dhe mosbindja civile do të vazhdojë.

“E gjithë Shqipërua sot ka qenë në duart e opozitës. Dua të falënderoj të rinjtë dhe të rejat, qytetarët që iu përgjigjen ftesës së opozitës në këtë hap të madh të opozitës. Falënderoj edhe qytetarët shqiptarë që shmangen, bënë gjithçka që të shmangen përplasjet.

Sot ka qenë një ditë e zezë për narkoshtetin dhe bandat e pushtetit. Të tmerruar ata kanë sjellë policinë për të intimiduar opozitën.

Rezistenca jonë do të vazhdojë. Qeveria teknike është e vetmja zgjidhje për Shqiptarët. I pyetur nëse Surreli do të jetë destinacioni i radhës, Noka u shpreh se “sot e shmangëm, por nuk do ta shmangim gjithmonë”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top