Scholes ia sugjeron Manchester United’it trajnerin e famshëm, por anglezët veç janë marrë vesh me portugezin Amorim

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka vënë në pikëpyetje emërimin e mundshëm të Ruben Amorim pas shkarkimit të Erik Ten Hag të hënën.

Pas dy vitesh në krye të klubit, United konfirmoi se ata kanë shkarkuar Ten Hagun të hënën pas humbjes me rezultat 2-1 ndaj West Hamit të dielën.

Menjëherë pas shkarkimit të tij, thashethemet u përhapën se Amorim është trajneri favorit për të marrë drejtimin e gjigantit anglez.

Tani, legjenda e klubit Scholes ka folur për emërimin e mundshëm të teknikut portugez dhe ka sugjeruar disa emra që Unitedi duhet t’i konsiderojë.

“Amorim është një opsion interesant por sërish, është një gjë e rrezikshme. Ne e dimë të gjithë stilin e lojës. Ai luan futboll shumë të mirë dhe është diskutuar edhe për Cityn, kjo të tregon për nivelin e tij”, ka thënë Scholes fillimisht.

“Shumica e këtyre trajnerëve, kanë qenë në klube ku pritshmëritë nuk kanë qenë aq të larta. E shikoj Thomas Frank dhe e shoh atë. Ai mund të jetë një trajner i Man United, por pritshmëritë tek Brentfordi nuk janë njësoj si këtu”.

“Unë isha një fans i madh i Thomas Tuchel, por natyrisht ai opsion nuk është më. Ai ka drejtuar klube të mëdha dhe ka fituar trofe. Mendoj se zëvendësuesi i Ten Hag duhet të ketë përvojë në nivele të larta”.

“Ky është një prej klubeve më të mëdha në botë, kështu që duhet të kenë në krye më të mirin. Zidane është njëri nga ta, ka udhëhequr klub të madh dhe ka fituar trofe të rëndësishëm”.

“Por nuk jam i sigurt sa i mirë është me gjuhën angleze ose nëse dëshiron të vij në Angli, ai nuk ta krijon këtë përshtypje”, përfundoi anglezi./Telegrafi/

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top