Kryeministri Albin Kurti paralajmëroi rritje të pagave për te gjithë punonjësit e sektorit publik nga janari i vitit të ardhshëm.
Qeveria e tij ka vendosur t’i rrisë pagat në sektorin publik për 55 euro nga janari 2025.
Rreth 18-20% do të rritet për mësuesit, policët e ushtarët ndërsa nga 5-7% për funksionet e larta drejtuese, pra ata që kanë rroga më të larta.
Kryeministri Kurti ka kërkuar mbështetjen e opozitës për kalimin e buxhetit për vitin e ardhshëm në Kuvend në një kohë kur Lëvizjes Vetëvendosje i janë larguar disa deputetë dhe varet nga grupi multietnik për kuorum.