U rrëzua në stërvitje, humb jetën Matilde Lorenzi: skiatorja premtuese ishte 19 vjeç

Një talent i madh e premtues i sportit italian të skive shuhet papritur. Me origjinë nga Piemonte, Matilde Lorenzi, e cila do të mbushte 20 vjeç muajin tjetër, ka ndërruar jetë pas një rrëzimi tragjik gjatë një stërvitjeje. Ndarja e saj nga jeta u njoftua këtë mëngjes nga Ministria e Mbrojtjes në X. “Ministria e Mbrojtjes dhe Ministri Guido Crosetto shprehin ndjenjat e ngushëllimit më të thellë dhe i bashkohen në një përqafim simbolik familjarëve dhe kolegëve të oficeres Matilde Lorenzi, sportiste e Ushtrisë dhe një talent premtues i skive italiane, që ka ndërruar jetë tragjikisht si pasojë e një aksidenti shumë të rëndë gjatë një seance stërvitore”. Këtë e ka shkruar Ministria e Mbrojtjes në një postim në X, duke konfirmuar lajmin e trishtuar.

Atletja u rrëzua gjatë stërvitjes në pistën Gravald G1 në Val Senales, në Alto Adige. Gjendja e saj pas aksidentit ishte cilësuar tepër e rëndë. Matilde Lorenzi, megjithatë përpjekjen e mjekëve, nuk ia doli dot.

Dinamika e rrëzimit tregoi se skitë e kampiones së re u përhapën në akull, dhe fytyra e saj goditi fort dëborën. Ajo u transportua me urgjencë me helikopter në spitalin “San Maurizio” të Bolzanos.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top