Partia Demokratike do të zhvillojë sot protestën e radhës dhe ka njoftuar policinë e Tiranës për 3 orë leje protestë. PD paralajmëron bllokimin e disa akseve kryesore në vend duke nisur nga ora 17:00.
Në kryeqytet, protestuesit të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës, është paralajmëruar edhe bllokimi i mbikalimit të Shkozetit; kryqëzimi i Milotit; rrethrrotullimi i Bradasheshit etj. Në njoftimin që PD i ka dërguar policisë nuk ka ndonjë skenar tjetër nëse protestuesit do të qëndrojnë vetëm aty, apo do të lëvizin në pika të tjera.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Bardhi tha se policia duhet të marrë masat pasi organizmi është i ligjshëm.
“Tubimi kërkon njoftim të policisë dhe njoftimi është bërë nga sektori i organizmit pranë PD. Në çdo tubim ka bllokim të rrugëve, edhe kur protestojmë para Kryeministrisë. Kur Veliaj, kreu i bandës 5D bën maratonën, bllokohen të gjitha rrugët brenda kryeqytetit. Çdo organizmin i ligjshëm, që ndiqet procedura e njoftimit, sjell bllokimit të trafikut, është detyrë e policisë të marrë masa për organizmin e trafikut”, tha Bardhi.