VIDEO/ Biden hedh votën për Presidentin e ardhshëm të SHBA

Presidenti amerikan Joe Biden ka hedhur votën e tij duke zgjedhur që këtë proces ta kryejë para ditës së zgjedhjeve të 5 nëntorit. Ai votoi këtë të hënë në Departamentin e Zgjedhjeve të shtetit të Delaware, jo shumë larg shtëpisë së tij në periferi të Wilmington, ku shumë votues ishin rreshtuar në rrugë për të hedhur votat.

Biden u pa të bisedonte me votuesit teksa priste në radhë për të hedhur votën e tij dhe madje ndihmoi të shtynte një grua të moshuar në një karrige me rrota, e cila ishte përpara tij. Presidenti priti në radhë për rreth 40 minuta para se të hidhte votën e tij.

Ai i dorëzoi dokumentin e identifikimit punonjësit qendrës së votimit i cili u shpreh: “Tani po voton Joseph Biden”. Presidenti hodhi votën pas daljes nga një perde e zezë. Jashtë qendrës së votimit, Biden u pyet nëse ai mendonte se demokratët që garojnë me zëvendëspresidenten Kamala Harris do të fitonin.

“Unë mendoj se do ta bëjmë” – u përgjigj ai. Harris, të cilin Biden e mbështeti pas daljes nga gara, po konkurron të bëhet gruaja e parë me ngjyrë dhe personi i parë me origjinë nga Azia Jugore që do të shërbejë si president. Votimi i hershëm në Delaware filloi të shtunën.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top