Carlo Ancelotti është shpallur trajneri më i mirë i vitit. Tekniku i Real Madrid, pluri fitues me Blancos, ka triumfuar në garën për trajnerin më të mirë të sezonit. Ancelotti sidoqoftë, ashtu si të gjithë përfaqësuesit e Real Madrid, nuk ka qenë prezent në sallë.
Gjatë ceremonisë për ndarjen e Topit të Artë, Carlo Ancelotti u vlerësua si trajneri më i mirë i vitit, duke mposhtur në vota kolegët e shquar si Guardiola, de la Fuente, Scaloni dhe trajnerin e Atalantës, Gian Piero Gaperini. Megjithatë, trajneri nga Rexhiolo nuk ka qenë i pranishëm në festën e organizuar nga France Football dhe UEFA, ashtu si edhe anëtarët e tjerë të Real Madrid dhe nuk e ka marrë personalisht çmimin.
Lexo më tej: Topi i Artë/ Yamal rrëmben trofeun “Kopa”: Mbappe e Kane ndajnë çmimin “Gerd Muller”
Arsyeja? Protesta dramatike e klubit, e cila vendosi të braktisë ngjarjen për shkak të dështimit të Vinicius për të fituar çmimin. Përveç dy kampionëve të futbollit spanjoll që ishin kandidatë për fitoren përfundimtare, Vinicius dhe Bellingham, as Florentino Perez dhe Carlo Ancelotti nuk u larguan nga Spanja pasi morën vesh për humbjen therëse.
Carlo Ancelotti from @realmadrid is the Men's Johan Cruyff Trophy winner!
Congrats @MrAncelotti! #ballondor pic.twitter.com/95ZBTRxvao
— Ballon d'Or (@ballondor) October 28, 2024