Topi i Artë është gati të marrë rrugën drejt Mançesterit. Konfirmimi se Rodri është gati të përfshijë emrin e tij në listën e nderit të njohjes më të famshme individuale për një futbollit ka ardhur nga përfaqësuesit e Real Madrid. Blancos kanë vendosur të braktisin ceremoninë e planifikuar në Paris mbrëmjen e së hënës së 28 tetorit. Edhe pse emrat e Vinicius Junior dhe Jude Bellingham janë ndër më të preferuarit, Merengues nuk kanë planifikuar asnjë udhëtim në kryeqytetin francez.
Përveç dy kampionëve të futbollit spanjoll Vinicius e Bellingham, as Florentino Perez dhe Carlo Ancelotti nuk ishin të gatshëm të largoheshin nga Spanja, sipas prestigjozes Marca. Një detaj që sugjeron se Real Madrid është i detyruar të përballet me një disfatë therëse. Në këtë pikë, Rodri duket se do të jetë ai që do të marrë trashëgiminë e Lionel Messi. Mesfushori i Citizens, në sezonin e fundit, mund të mburret me suksesin e Kampionatit Evropian me Spanjën dhe Premier League, Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Evropës me Manchester City.
Real Madrid’s message: “We will not travel. We will not support this. We will now focus on competing as a team.” @marca pic.twitter.com/ihPCnFEnk6
— Madrid Xtra (@MadridXtra) October 28, 2024